U fshehën emrat e burrave me pushtet?! DOJ nën presion për 3 mln faqe të dosjes “Epstein”

U fshehën emrat e burrave me pushtet?! DOJ nën presion për 3 mln faqe të dosjes “Epstein”

Ligjvënësit amerikanë kanë denoncuar se Departamenti i Drejtësisë (DOJ) ka bërë redaktime të papërshtatshme në dokumentet lidhur me pedofilin Jeffrey Epstein para publikimit. Të hënën, 9 shkurt, anëtarët e Kongresit nisën shqyrtimin e rreth 3 milionë faqeve të dosjes së famshme. Deputeti demokrat Ro Khanna ka deklaruar se problemi kryesor është se DOJ “nuk po respekton ligjin, sepse dokumentet u redaktuan që në mars nga FBI-ja e Donald Trump”. Ndërkohë, zëvendës-ndihmës-prokurori Todd Blanche shkroi në “X” se DOJ “është i përkushtuar ndaj transparencës”. Redaktimet u analizuan pas pretendimeve të avokatëve të viktimave të Epstein-it, të cilët argumentuan se një pjesë e dokumenteve përfshinin adresa emaili dhe foto me vajza nudo ku mund të identifikoheshin viktimat. DOJ tha se i kishte hequr të gjitha dokumentet problematike, duke e...