U dënua me 25 vite burg në Dubai sepse u kap me drogë, studentja lirohet papritur dhe rikthehet te familja e saj

U dënua me 25 vite burg në Dubai sepse u kap me drogë, studentja lirohet papritur dhe rikthehet te familja e saj

Një studente britanike e drejtësisë, e dënuar me deri në 25 vite burg në Dubai për vepra penale që lidhen me drogën, është liruar papritur dhe është kthyer në Mbretërinë e Bashkuar në kohë për të festuar Krishtlindjet me familjen e saj. Mia O’Brien, 24 vjeçe, u arrestua vitin e kaluar gjatë pushimeve në Dubai, pasi rezultoi pozitive për kokainë gjatë një kontrolli policor në një festë. Fillimisht ajo u përball me një dënim shumë të rëndë, i përshkruar nga familjarët si një “ferr i gjallë”. Familja e saj nisi një fushatë për lirimin e Mias pasi ajo u dënua gjatë verës, ndërsa më herët këtë muaj u konfirmua se ajo kishte përfituar një falje mbretërore. Si pasojë, e reja u lejua të kthehej në...