Turqia zbardh detaje rreth negociatave sekrete për Iranin: Vetëm një vend po e pengon paqen!

Turqia zbardh detaje rreth negociatave sekrete për Iranin: Vetëm një vend po e pengon paqen!

Hakan Fidan ANKARA- Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, gjatë një deklarate për mediat theksoi rëndësinë e parandalimit të “armiqësive të përhershme” mes vendeve të përfshira në luftën e Lindjen e Mesme, duke paralajmëruar se Izraeli është pengesa kryesore për arritjen e paqes. Ai deklaroi se qëllimi i Turqisë që nga fillimi ka qenë të parandalojë luftën, ta ndalojë nëse nis, të pengojë përhapjen e saj dhe të mbajë vendin jashtë konfliktit. “Qëllimi ynë kryesor është të ndalojmë luftën dhe të shmangim përhapjen e saj në vende të tjera, duke parandaluar armiqësi dhe paqëndrueshmëri në rajon”, u shpreh Fidan. Fidan shtoi se armiqësitë mes shteteve mund të zgjasin për vite pas përfundimit të konflikteve, duke penguar bashkëpunimin, zhvillimin dhe prosperitetin e gjithë rajonit. Duke...