Turqia masa për hapësirën ajrore, Ankaraja vendos sistem mbrojtës patriot në bashkëpunim me NATO

Turqia masa për hapësirën ajrore, Ankaraja vendos sistem mbrojtës patriot në bashkëpunim me NATO

Pas dy raketave balistike të Iranit që hynë në territorin e Turqisë, presidenti Rexhep Tayyip Erdogan ka akuzuar Teheranin se po vazhdon të ndërmarrë hapa të gabuar dhe provokues. Kreu i shtetit turk thotë se shkelja e hapësirës ajrore nga Irani nuk mund të justifikohet për asnjë arsye. “Megjithëse i janë dhënë paralajmërimet e nevojshme, Irani vazhdon të marrë hapa jashtëzakonisht të gabuar dhe provokues që do të rëndojnë miqësinë e Turqisë me Teheranin. Nuk mund të justifikohet për asnjë arsye. Turqia do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme kundër kësaj.” Ndërkohë, Turqia po vendos një sistem mbrojtës ajror Patriot, pasi po përgatitet për gatishmëri operacionale në Turqinë lindore, si pjesë e përpjekjeve të koordinuara me NATO-n për të ndihmuar në rritjen...