Turqia “kundërshton” Trump? Fidan: Jo veprime ushtarake ndaj Iranit
Turqia e kundërshton përdorimin e forcës nga fuqitë e huaja kundër Iranit: Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan deklaroi gjatë një përballjeje me gazetarët në Stamboll se u ka kërkuar homologëve iranianë ta gjejnë brenda kufijve rajonalë zgjidhjen e problemeve të tyre. “Përpjekjet tona diplomatike lidhur me Iranin do të vazhdojnë; prioriteti ynë është parandalimi i destabilizimit. Irani duhet t’i zgjidhë vetë problemet e tij reale. Ne jemi kundër çdo ndërhyrjeje. U kemi kërkuar autoriteteve iraniane të angazhohen me dosjen bërthamore globale përmes diplomacisë, duke mos humbur asnjë mundësi, në mënyrë që të eliminohen disa probleme strukturore që shkaktojnë vështirësi ekonomike.”, shprehet ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan. Turqia mban marrëdhënie të ngushta me të dyja palët në konflikt, dhe është një nga kundërshtarët...
Burimi:
top-channel.tv