Turqia dhe lufta në Iran, frika e përhapjes së konfliktit

Turqia dhe lufta në Iran, frika e përhapjes së konfliktit

Turqia gjithmonë ka qenë e lumtur të pozicionohet si ndërmjetëse midis Lindjes dhe Perëndimit dhe mban marrëdhënie diplomatike si me Bashkimin Evropian ashtu edhe me Lindjen e Mesme. Ankaraja është përpjekur të ndërmjetësojë në mosmarrëveshjen midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në disa raste – pa sukses. Deklaratat e fundit të Ministrit të Jashtëm turk Hakan Fidan përcjellin edhe njëfarë frustrimi pas përpjekjeve diplomatike të viteve të fundit: lufta mund të jetë shtyrë vetëm. Ai përmendi një bisedë telefonike që pati me Uashingtonin në fund të janarit. “Më telefonuan në mes të natës”, tha Fidan. Ai menjëherë e kuptoi se sa serioze ishte situata edhe atëherë dhe e informoi urgjentisht Presidentin Rexhep Tajip Erdogan. “Ato ishin kohë shumë të errëta. Ne prisnim luftë ose sulmin e parë në çdo...