Turqia arreston mbi 200 persona para samitit të NATO-s

Turqia arreston mbi 200 persona para samitit të NATO-s

Policia turke tha të martën se ka arrestuar më shumë se 200 persona të dyshuar për lidhje me grupin militant, Shteti Islamik, dhe me grupe të ndaluara të së majtës ekstreme. Operacioni u zhvillua në prag të samitit të NATO-s, që do të mbahet më 7 dhe 8 korrik në Ankara. Zyra e Prokurorit në Ankara tha se 209 persona janë ndaluar në kryeqytet, ndërsa 32 të tjerë mbeten në arrati. Nga të ndaluarit, 185 dyshohen për anëtarësi në disa organizata të majta ekstreme, të cilësuara si terroriste nga Ankaraja. Mes tyre është edhe Fronti-Partia Revolucionare e Çlirimit të Popullit (DHKP-C), që në të kaluarën ka marrë përgjegjësinë për disa sulme në Turqi. Autoritetet thanë se operacionet kishin në shënjestër disa grupe, si pjesë e...