Turqi/Përplasje me armë mes policisë dhe xhihadistët e ISIS-it, 3 efekivë të vrarë

Turqi/Përplasje me armë mes policisë dhe xhihadistët e ISIS-it, 3 efekivë të vrarë

 Tre oficerë policie u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën në një përleshje me militantë të dyshuar të Shtetit Islamik ( ISIS ) mëngjesin e kësaj të hëne në provincën veriperëndimore të Turqisë, Yalova. Gjatë një bastisjeje, të dyshuarit në një banesë iu përgjigjën thirrjeve për dorëzim nga forcat e sigurisë me armë zjarri, duke çuar në një shkëmbim zjarri. Sipas transmetuesit shtetëror TRT Haber 6-të nga terroristët u vranë gjithashtu. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shprehu ngushëllime familjeve të oficerëve të policisë dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve. “I lutem Zotit për mëshirë për oficerët tanë heroikë të policisë që u martirizuan në operacionin kundër organizatës terroriste ISIS në Yalova këtë mëngjes dhe u shpreh ngushëllimet e mia familjeve të tyre, Departamentit të Policisë, vendit dhe kombit tonë....