Tuneli më i gjatë në botë/ Kina hap për qarkullim tunelin 22.13 km, një vepër e jashtëzakonshme inxhinierike
Në Kinë, aty ku vargmalet kanë ndarë qytete dhe komunitete prej shekujsh, infrastruktura moderne po riformëson hartën. Këtë fund-dhjetor, Kina ka hapur për qarkullim tunelin më të gjatë në botë, prej 22.13 kilometrash. Ky tunel kalon përmes maleve qendrore të Kinës dhe ka shkurtuar ndjeshëm kohën e udhëtimit. Një rrugë e rrezikshme malore që më parë zgjaste disa orë, tani përshkohet për vetëm 20 minuta. Me hapjen e këtij tuneli, udhëtimi mes Urumqit, qytetit më të madh në veri, dhe Korla, qendra kryesore urbane e jugut, është zvogëluar nga rreth shtatë orë në afro tre orë. Ky projekt përfaqëson një sfidë të jashtëzakonshme inxhinierike: tuneli arrin një thellësi maksimale prej 1112 metrash nën tokë dhe kalon nëpër 16 zona të çarjeve gjeologjike. Për ndërtimin e...
Burimi:
top-channel.tv