Tubim pro regjimit në Teheran/ Protestuesit sfidojnë Trump: Nuk guxon të sulmojë më

Tubim pro regjimit në Teheran/ Protestuesit sfidojnë Trump: Nuk guxon të sulmojë më

Qindra qytetarë u mblodhën mbrëmjen e së mërkurës në Teheran në një tubim në mbështetje të udhëheqjes iraniane, mes tensioneve të vazhdueshme me SHBA-në dhe Izraelin. Protestuesit valëvitnin flamuj iranianë dhe brohorisnin “Poshtë Izraeli”, ndërsa në rrugët e kryeqytetit dëgjoheshin këngë patriotike dhe thirrje në mbështetje të forcave të armatosura iraniane. Shumë prej tyre mbanin në duar fotografi të ish-udhëheqësit suprem, Ajatollah Ali Khamenei, i cili u vra gjatë një sulmi të përbashkët ajror SHBA-Izrael në muajin shkurt. Një prej pjesëmarrëseve në tubim, Nahal Rahmatpour, deklaroi se Irani është mjaftueshëm i fortë për t’u përballur me çdo kërcënim. “Trump nuk ka guximin të sulmojë përsëri. Ne jemi një superfuqi dhe nuk besoj se do të na godasin më”, u shpreh ajo. Edhe protestues të tjerë...