Tsunami, qenushi që shpëtoi mbi 40 jetë pas tërmeteve katastrofike në Venezuelë

Tsunami, qenushi që shpëtoi mbi 40 jetë pas tërmeteve katastrofike në Venezuelë

Quhet Tsunami dhe është kthyer në simbol të shpresës pas tërmetit që goditi Venezuelën më 24 qershor. Ky qen 9-vjeçar i rracës Border collie ndihmoi ekipet e shpëtimit të gjenin më shumë se 40 persona të mbijetuar, të bllokuar nën rrënoja, gjatë gjashtë ditëve të kërkimeve. Trajneri i saj, Jorge Beens, e cilësoi qenin “mishërim të qëndresës”, ndërsa tregoi se vetëm gjatë një dite Tsunami kontribuoi në shpëtimin e 13 personave. Një ditë më herët kishte ndihmuar në gjetjen e të paktën 30 të tjerëve. Historia e Tsunamit është po aq e veçantë sa edhe puna e saj. Nëntë vite më parë qenushi ishte endacak dhe i keqtrajtuar. Qenushi  u shpëtua nga shoqata Aproa, pasi jetonte në kushte të vështira dhe ishte keqtrajtuar. Më pas iu besua...