“Truri i fëmijëve s’është në shitje”/ Ndalohen rrjetet sociale për të miturit nën 15 vjeç në Francë
Ligjvënësit francezë miratuan një projektligj që ndalon përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 15 vjeç, masë kjo që mund të hyjë në fuqi me fillimin e vitit të ardhshëm shkollor në shtator teksa ideja e vendosjes së një moshe minimale për përdorimin e këtyre platformave po fiton përkrahje kudo nëpër Europë. Dhoma e ulët e Parlamentit francez votoi në favor të bllokimit, në mesin e shqetësimeve në rritje mbi bullizmin online dhe rreziqet për shëndetin mendor. Legjislacioni tani shkon në Senat, përpara një votimi përfundimtar në dhomën e ulët. Përmes një postimi në platformën X, Presidenti Emmanuel Macron përshëndeti këtë lëvizje si një “hap të madh” përpara për mbrojtjen e të miturve në Francë. “Emocionet e fëmijëve dhe adoleshentëve tanë nuk janë për t’u...
Burimi:
top-channel.tv