Trupa të grumbulluara brenda një spitali e snajperistë mbi çati, pamje të reja nga Irani
Video të verifikuara që po dalin nga Irani tregojnë trupa të grumbulluara brenda një spitali, snajperistë të vendosur mbi ndërtesa dhe kamerat CCTV të shkatërruara, pas shtypjes së paprecedent1ë të protestave që filluan më herët këtë muaj. BBC Verify ka ndjekur shpërndarjen e protestave në të gjithë Iranin që kur ato shpërthyen në fund të dhjetorit, por bllokimi pothuajse total i internetit i imponuar nga autoritetet e ka bërë shumë të vështirë dokumentimin e shkallës së represionit të dhunshëm shtetëror ndaj protestuesve. Agjencia amerikane për të Drejtat e Njeriut, Human Rights Activists News Agency (HRANA), thotë se ka konfirmuar vdekjen e pothuajse 6,000 personave, përfshirë 5,633 protestues, që nga fillimi i trazirave në fund të dhjetorit. Agjencia gjithashtu po heton rreth 17,000 vdekje të tjera...
Burimi:
javanews.al