Trupa britanikë në Lindjen e Mesme? Starmer: Nuk do të përfshihemi
Kryeministri britanik Keir Starmer ka këmbëngulur se trupat britanike nuk do të jenë në tokën e Iranit. I pyetur nga gazetarët këtë të hënë nëse po shqyrtonte vendosjen e trupave britanike në Lindjen e Mesme, Starmer tha: “Kjo nuk është lufta jonë dhe ne nuk do të përfshihemi në të.” Kryeministri vazhdoi të mbronte qëndrimin e tij gjatë gjithë konfliktit, duke thënë se Mbretëria e Bashkuar po ndërmerr “veprime mbrojtëse” për të mbrojtur “jetët britanike, interesat britanike dhe, natyrisht, aleatët tanë në rajon”. Starmer thotë gjithashtu se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të mbrojë interesat e saj dhe të punojë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit.
Burimi:
opinion.al