Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Trump urdhëron tërheqjen e SHBA-ve nga dhjetëra organizata dhe mekanizma ndërkombëtarë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, ka firmosur një memorandum presidencial me të cilin urdhëron tërheqjen e SHBA-ve nga dhjetëra organizata ndërkombëtare, konventa dhe mekanizma të Kombeve të Bashkuara, duke argumentuar se ato janë në kundërshtim me interesat kombëtare amerikane. Vendimi vjen në vazhdën e Urdhrit Ekzekutiv 14199, të nxjerrë më 4 shkurt 2025, përmes të cilit administrata Trump kishte nisur një rishikim të plotë të angazhimit të SHBA-ve në organizata ndërqeveritare dhe traktate ndërkombëtare. Sipas memorandumit, Sekretari i Shtetit ka përfunduar raportin përkatës dhe presidenti, pas konsultimeve me kabinetin, ka vendosur ndërprerjen e anëtarësimit dhe financimit për një listë të gjerë institucionesh. Tërheqje e menjëhershme dhe ndërprerje financimi Memorandumi urdhëron të gjitha departamentet dhe agjencitë federale që të ndërmarrin menjëherë hapat e nevojshëm...