Trump udhëheqës i përhershëm, presidenti amerikan shpall Bordin e Paqes! Vetëm Orban nga BE, e pranishme dhe Vjosa Osmani
Presidenti amerikan Donald Trump ka shpallur krijimin e një organi të ri ndërkombëtar të quajtur “Këshilli i Paqes” (i njohur gjithashtu si “Bordi i Paqes”), i cili sipas tij synon të shërbejë si një mekanizëm paqeruajtës dhe menaxhimi krizash, fillimisht i fokusuar në Gaza dhe më pas i zgjeruar në konflikte të tjera globale. Sipas raportimeve të Reuters, Trump u ka dërguar ftesa rreth 60 vendeve për t’u bashkuar me këtë nismë. I njëjti raport thekson se anëtarësimi i përhershëm në këshill parashikohet për vendet që kontribuojnë me 1 miliard dollarë, ndërsa Trump do të mbajë postin e kryetarit për jetë. Trump: “Ne kemi zgjidhur 8 luftëra” Gjatë fjalimit të tij, Trump deklaroi se administrata e tij ka ndihmuar në zgjidhjen e tetë luftërave dhe...
Burimi:
vizionplus.tv