Trump tha se do ndërpresë tregtinë me Spanjën, reagon Madridi: SHBA duhet të zbatojë ligjin ndërkombëtar dhe marrëveshjen tregtare me BE-në

Trump tha se do ndërpresë tregtinë me Spanjën, reagon Madridi: SHBA duhet të zbatojë ligjin ndërkombëtar dhe marrëveshjen tregtare me BE-në

Spanja tha se SHBA-të duhet të zbatojnë ligjin ndërkombëtar dhe marrëveshjet tregtare me BE-në, duke iu përgjigjur Donald Trump, i cili tha se do të ndërpresë të gjithë tregtinë me Spanjën pasi refuzoi të lejonte ushtrinë amerikane të përdorte bazat e saj për misione që lidhen me sulmet ndaj Iranit. Qeveria spanjolle theksoi se është një “anëtar kyç i NATO-s” dhe “një fuqi eksportuese e BE-së”, sipas El Pais. “Spanja respekton angazhimet e saj  është një partner tregtar i besueshëm për 195 vende në botë, përfshirë SHBA-në, me të cilat ne mbajmë një marrëdhënie tregtare historike dhe reciprokisht të dobishme. Nëse qeveria amerikane dëshiron ta rishikojë atë, duhet ta bëjë këtë duke respektuar autonominë e kompanive private, ligjshmërinë ndërkombëtare dhe marrëveshjet dypalëshe midis Bashkimit Evropian...