Trump tall Macronin pas shpërfilljes së ‘Bordit të Paqes’
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka tallur presidentin francez, Emmanuel Macron, pasi Franca refuzoi t’i bashkohej një “Bordi të Paqes”, duke thënë se refuzimi i Macron është i parëndësishëm… Organi i kryesuar nga Trump, që synon të mbikëqyrë tranzicionin në enklavën palestineze të shkatërruar nga lufta, do të përfshijë disa zyrtarë dhe biznesmenë amerikanë. Ftesa iu dërguan gjithashtu shumë udhëheqësve botërorë, por Franca e refuzoi publikisht ofertën. Ministri i Jashtëm Jean-Noel Barrot tha se “karta e Bordit të Paqes shtrihet përtej Gazës dhe për këtë arsye tejkalon fushëveprimin e planit të paqes të miratuar nga Kombet e Bashkuara”. Kur gazetarët i thanë të hënën se Macron, mandati presidencial i të cilit skadon vitin e ardhshëm, e kishte refuzuar ftesën, Trump tha: “Epo, askush nuk e do atë,...
Burimi:
ntv.al