Trump takon liderët e Amerikës Latine, shpall koalicionin kundër karteleve të drogës
Presidenti amerikan, Donald Trump, takoi në Florida disa prej liderëve të Amerikës Latine për të shpallur krijimin e një koalicioni ushtarak kundër karteleve të drogës. Nisma u prezantua gjatë samitit “Shield of the Americas”, në të cilin morën pjesë drejtues nga disa vende të Amerikës Qendrore, asaj Jugore dhe Karaibeve. Trump argumentoi se kartelet e drogës përbëjnë kërcënim të madh për sigurinë në rajon dhe për Shtetet e Bashkuara. Në këtë kuadër, administrata e tij zgjeroi përfshirjen në Amerikën Latine, duke ushtruar presion ndaj Venezuelës, në atë që kulmoi me kapjen e presidentit të këtij shteti, Nicolas Maduros. Në samitin e së shtunës, Trumpi nënshkroi dekret për krijimin zyrtar të koalicionit kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës. Në fjalimin pas kësaj, ai tha...
Burimi:
opinion.al