Trump synon që çdo amerikan të përdorë “unazën inteligjente”, shqetësime për shkelje të privatësisë
Një unazë që në pamje të parë duket si çdo tjetër, por që fsheh teknologji të avancuar, po shndërrohet në objektiv të qeverisë së Trump për përdorim masiv. Bëhet fjalë për Oura Ring, pajisjen smart finlandeze që monitoron parametrat vitalë të përdoruesve, duke përfshirë rrahjet e zemrës, temperaturën e trupit, gjumin dhe ciklin menstrual. E lancuar nga kompania Oura në 2016 përmes Kickstarter, unaza ka arritur të dominojë rreth 70% të tregut amerikan të smart ring-eve dhe ka rritur vlerën e kompanisë në 11 miliardë dollarë. Sekretari i Shëndetësisë, Robert Kennedy Jr., ka deklaruar se synimi është të bëhet i zakonshëm përdorimi i Oura Ring nga çdo amerikan brenda katër vitesh, duke e lidhur këtë me lëvizjen MAHA (Make America Healthy Again) dhe duke argumentuar...
Burimi:
javanews.al