“Trump sillet sikur është mbret”/ Moderatori i njohur amerikan: Tirania po lulëzon
Moderatori i njohur amerikan i talk show-ve, Jimmy Kimmel, ka kritikuar ashpër presidentin e SHBA-së Donald Trump, duke paralajmëruar për rritjen e fashizmit në Shtetet e Bashkuara, në një fjalim drejtuar publikut britanik me titull “Mesazhi Alternativ i Krishtlindjeve”. Mesazhi u transmetua në Channel 4 ditën e Krishtlindjeve dhe u përqendrua në ndikimin e mandatit të dytë të Trump, për të cilin Kimmel tha se sillet “sikur të ishte mbret”. “Nga këndvështrimi i fashizmit, ky ka qenë një vit shumë i mirë,” u shpreh ai. “Tirania po lulëzon këtu.” Channel 4 e nisi traditën e transmetimit të një mesazhi alternativ të Krishtlindjeve në vitin 1993, si kundërpeshë ndaj fjalimit tradicional të monarkut britanik. Sipas kanalit, mesazhi synon të ofrojë reflektime personale dhe provokuese mbi ngjarjet...
Burimi:
opinion.al