Trump shqyrton uljen e intensitetit të luftës ndaj Iranit

Trump shqyrton uljen e intensitetit të luftës ndaj Iranit

Presidenti amerikan, Donald Trump, po e shqyrton “uljen” e intensitetit të luftës në Lindjen e Mesme, pavarësisht raportimeve në rritje se mijëra trupa tokësore amerikane janë nisur drejt rajonit, teksa lufta me Iranin hyn në javën e katërt. “Ne po i afrohemi shumë arritjes së objektivave tanë, teksa po e shqyrtojmë uljen e përpjekjeve tona ushtarake në Lindjen e Mesme sa i përket regjimit terrorist të Iranit”, shkroi Trump në Truth Social më 20 mars. Në postimi e tij, ai listoi qëllimet kryesore të SHBA-së në këtë luftë – përfshirë degradimin e ushtrisë së Iranit dhe parandalimin që Teherani të zhvillojë një armë bërthamore. Trump po ashtu sugjeroi se do të jetë në duart e shteteve të tjera që përdorin Ngushticën e Hormuzit – që tani praktikisht...