Trump shpreh habi për sulmet hakmarrëse të Iranit ndaj fqinjëve: Edhe unë u befasova

Trump shpreh habi për sulmet hakmarrëse të Iranit ndaj fqinjëve: Edhe unë u befasova

Presidenti amerikan Donald Trump komentoi të martën se sulmet e Iranit ndaj vendeve fqinje e kane befasuar edhe ate vetë. Gjatë një takimi në Zyrën Ovale me kancelarin gjerman Friedrich Merz, Trump u shpreh: “Çuditërisht, ata po godasin vende që ishin, e dini, le t’i quajmë neutrale…. U habita dhe tani të gjitha këto vende po luftojnë kundër tyre dhe po luftojnë fuqishëm kundër tyre.” Presidenti theksoi se sulmet hakmarrëse të Iranit tregojnë “nivelin e së keqes me të cilën po merremi” dhe se objektivat përfshijnë vende civile, hotele dhe ndërtesa apartamentesh. Ai nënvizoi se veprimet e SHBA-së janë të drejtuara për t’i goditur ata aty ku është më e përshtatshme dhe me forcë maksimale. Komentet e Trump pasqyrojnë ato që ai u kishte thënë...