Trump shpjegon mavijosjen në dorën e majtë: Më ra…
Presidenti Donald Trump deklaroi të enjten se mavijosja e madhe në dorën e majtë iu shkaktua pasi u përplas me një mobilje në Zvicër. “Më ra te tavolina”, i tha ai Samatha Waldenberg të CNN gjatë një interviste në Air Force One. “Kam vendosur një krem të vogël, si e quajnë? Por më ra në fakt”, shpjegoi Trump. Shtëpia e Bardhë kishte dhënë një deklaratë të ngjashme më herët të enjten, duke njoftuar se Trump kishte goditur dorën te tavolina e nënshkrimit gjatë një eventi të Bordit për Paqen në Davos, Zvicër. “Gjatë eventit të Bordit për Paqen sot në Davos, Presidenti Trump goditi dorën te cepi i tavolinës së nënshkrimit, duke shkaktuar mavijosje”, tha sekretarja e shtypit Karoline Leavitt në një deklaratë. Trump tha se doza e lartë...
Burimi:
javanews.al