Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi se forcat amerikane kanë shkatërruar dhe zhytur nëntë anije luftarake iraniane, disa prej të cilave ishin të mëdha dhe me rëndësi strategjike, duke paralajmëruar se operacionet kundër marinës iraniane do të vazhdojnë. “Sapo u informova se shkatërruam dhe zhytëm nëntë anije luftarake iraniane, disa prej të cilave ishin të mëdha dhe të rëndësishme,” shkroi Trump në një postim. Ai shtoi se forcat amerikane po “drejtohen edhe ndaj të tjerave” dhe se “shpejt edhe ato do të jenë në fund të detit.” Presidenti amerikan gjithashtu bëri me dije se në një sulm të veçantë është “shkatërruar në masë të madhe selia e marinës iraniane.” Në fund të postimit, me një ton ironik, Trump shtoi se “përndryshe, marina iraniane...