Trump rrëzon politikën klimatike, aanulon vendimin për gazrat serrë, përplasje me ambientalistët

Trump rrëzon politikën klimatike, aanulon vendimin për gazrat serrë, përplasje me ambientalistët

Presidenti amerikan Donald Trump ka shfuqizuar një vendim kyç shkencor të epokës së Obamës, i cili ka shërbyer si bazë për të gjitha veprimet federale për kufizimin e gazeve që ngrohin planetin. Vendimi i 2009-tës dilte në përfundimin se një sërë gazesh serrë përbëjnë kërcënim për shëndetin publik, dhe pikërisht kjo masë u kthye në themelin ligjor të përpjekjeve federale për të frenuar emetimet, sidomos në sektorin e automjeteve. Por Shtëpia e Bardhë e cilësoi shfuqizimin si historik, duke thënë se kjo do t’i bëjë makinat më të lira dhe do t’u ulë kostot prodhuesve me rreth 2,400 dollarë për automjet. Nuk e shohin kështu grupet për mbrojtjen e mjedisit, të cilat e përshkruan këtë lëvizje si zbrapsjen më të madhe të politikave për klimën,...