Trump reagon ashpër ndaj kancelarit gjerman Merz: Fokusohu te Ukraina dhe rregullo vendin tënd që po rrënohet, jo te Irani

Trump reagon ashpër ndaj kancelarit gjerman Merz: Fokusohu te Ukraina dhe rregullo vendin tënd që po rrënohet, jo te Irani

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kancelarit gjerman Friedrich Merz lidhur me Iranin, duke i kërkuar këtij të fundit të fokusohet më shumë në çështjet e brendshme dhe në luftën në Ukrainë. Në një postim në platformën Truth Social, Trump kritikoi Merz për atë që e cilësoi si mungesë efikasiteti në trajtimin e konfliktit Rusi–Ukrainë. Ai theksoi se kancelari gjerman duhet të përqendrohet në përfundimin e luftës dhe në adresimin e problemeve të brendshme të Gjermanisë, veçanërisht në fushat e emigracionit dhe energjisë. “Kushtoji më shumë kohë dhënies fund të luftës Rusi/Ukrainë dhe për të rregulluar vendin tënd në rrënim,” shkroi Trump, duke shtuar se Merz duhet të shmangë ndërhyrjet në çështje që lidhen me Iranin. Presidenti amerikan...