Trump publikon listën: 41.3% e familjeve shqiptare në SHBA me ndihmë sociale

Trump publikon listën: 41.3% e familjeve shqiptare në SHBA me ndihmë sociale

Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar në rrjetin e tij social, Truth Social, një tabelë ku tregon se 41.3% e familjeve shqiptare në SHBA marrin ndihmë sociale. Në listë përfshihet edhe Kosova që rezulton me 46% të familjeve që marrin ndihmë nga shteti amerikan. Tabelat janë pjesë e një renditjeje ku paraqitet përqindja e familjeve emigrante që marrin asistencë sociale, të ndara sipas vendit nga vijnë. Sipas listës, Shqipëria rezulton me një përqindje më të ulët krahasuar me disa vende të tjera, por mbi pragun 40% duke u renditur pranë shteteve si Moldavia, Ukraina, Vietnami etj.