Trump publikon fotomontazhin me flamurin amerikan në Groenlandë: Territor i SHBA-ve nga 2026
Donald Trump rikthen tensionet me një postim provokues në rrjetin e tij social Truth. Presidenti amerikan ka publikuar një fotomontazh ku shfaqet duke ngulur flamurin e Shteteve të Bashkuara në tokën e Groenlandës. Në imazh, Trump mban në dorë flamurin me yje dhe shirita, ndërsa pas tij qëndrojnë zëvendëspresidenti JD Vance dhe sekretari i Shtetit, Marco Rubio. Në sfond, bie në sy edhe një pankartë me një mesazh të drejtpërdrejtë: “Groenlanda, territor i SHBA-së nga 2026-a”. Ndër të tjera ai ka postuar edhe një tjetër fotomontazh nga takimi me liderët e BE-së në Zyrën Ovale ku e gjithë Amerika e Veriut, duke përfshirë Kanadanë dhe Groendlandën, si dhe Venezuelën në jug, janë të ngjyrosura me flamurin amerikan. Postimi ka ngjallur reagime të menjëhershme, duke u...
Burimi:
javanews.al