Trump përshkallëzon presionin për Groenlandën: Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen
Presidenti amerikan Donald Trump ka rritur ndjeshëm retorikën për marrjen e kontrollit të Groenlandës, duke deklaruar se nuk ndihet më i detyruar të mendojë vetëm për paqen, ndërsa udhëheqësit evropianë po koordinojnë përgjigjen e tyre përballë presionit në rritje nga Uashingtoni. Gjatë natës, Trump shkroi në rrjetet sociale se NATO dhe Danimarka kanë dështuar për më shumë se 20 vjet të largojnë “kërcënimin rus” nga Groenlanda, duke paralajmëruar se tani “është koha që kjo të bëhet”. “NATO i ka thënë Danimarkës për 20 vjet se duhet të largojë kërcënimin rus nga Groenlanda. Danimarka nuk ka qenë në gjendje ta bëjë këtë. Tani është koha dhe do të bëhet”, shkroi Trump. Në të njëjtën linjë, sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, deklaroi për NBC se “evropianët...
Burimi:
top-channel.tv