Trump përplaset me Netanyahun në telefon për sulmin ndaj Bejrutit: Je i çmendur
Axios raporton se presidenti amerikan Donald Trump është përplasur të hënën me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në një telefonatë ku ka përdorur një “gjuhë të ashpër”, pasi Izraeli kishte njoftuar se operacionet ushtarake në Liban do të përshkallëzoheshin deri në bombardimin e periferive jugore të Bejrutit. Sipas Axios, Trump e ka quajtur Netanyahun “të çmendur” dhe e ka akuzuar për mosmirënjohje, duke qenë se ai ishte përgjegjës për frenimin e planit izraelit për të goditur Bejrutin. Në një nga deklaratat më të buta të raportuara, Trump thuhet se ka thënë: “Të gjithë ju urrejnë tani. Të gjithë e urrejnë Izraelin për këtë.” Presidenti amerikan thuhet se ishte shumë i zemëruar dhe në një moment i ka bërtitur Netanyahut. Sipas raportit, kjo ka qenë një nga telefonatat më të...
Burimi:
opinion.al