Trump përjashton mundësinë e armëpushimit me Iranin: Ata janë të mbaruar
Presidenti amerikan Donald Trump tha se nuk do të bëjë një armëpushim me Iranin. Në një prononcim për gazetarët përpara se të nisej për të kaluar fundjavën në Florida, shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se “nuk do të bëjë një armëpushim, në një kohë kur tekstualisht po e shfarros palën tjetër.” Përgjigja erdhi pas një pyetjeje në lidhje me thirrjen e Papa Leonit të 14 për të ndalur luftimet. Ai deklaroi se SHBA-të e kanë goditur Iranin “jashtëzakonisht fort” deri në atë pikë sa “nuk e di nëse mund të ketë goditje më të ashpër.” “Ata janë banditë, kafshë dhe njerëz të tmerrshëm”, tha Trump për eksponentët e regjimit iranian. I pyetur nëse Izraeli do të jetë gati të përfundojë luftën në Iran kur...
Burimi:
top-channel.tv