Trump paralajmëron liderët e tjerë të Venezuelës dhe Kubës: Kujdes, atje u vranë kubanë
Me Nicolas Maduron tashmë prapa hekurave, Donald Trump i dërgoi një paralajmërim udhëheqësve autoritarë të vendit të Amerikës së Jugut se do të “paguajnë një çmim shumë të madh” nëse nuk “bashkëpunojnë” me Uashingtonin. Kërcënimi i qartë i tij për presidenten në detyrë të Venezuelës, Delcy Rodriguez, ishte se “nëse ajo nuk bën atë që është e drejtë, do të paguajë një çmim ndoshta edhe më të shtrenjtë se Maduro”. Paralajmërimet e tij nuk kursyen as Kolumbinë, Meksikën dhe Kubën. “Shumë kubanë u vranë atje, e dini këtë. Shumë kubanë u vranë ishin truproja”, shprehet Trump. Kuba njoftoi më herët se 32 anëtarë të forcave të saj të sigurisë u vranë në Venezuelë gjatë sulmit amerikan. “Edhe Kolumbia drejtohet nga një njeri i sëmurë, nuk...
Burimi:
top-channel.tv