Trump paralajmëron Iranin që të bëhet serioz për bisedimet për përfundimin e luftës
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se negociatorët iranianë “duhet të bëhen seriozë shumë shpejt” lidhur me bisedimet me Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë fund luftës “para se të jetë shumë vonë”, teksa afati i vendosur ndaj Teheranit për hapjen e Ngushticës kyç të Hormuzit po afrohet. “Ata po na ‘luten’ që të arrihet një marrëveshje, gjë që duhet ta bëjnë pasi janë shkatërruar ushtarakisht, kanë zero shans të rimëkëmben, dhe prapë publikisht deklarojnë se thjeshtë po ‘e shohin propozimin tonë’”, shkroi Trump në rrjetet sociale më 26 mars. Deklaratat e tij vijnë një ditë pasi Irani tha se po shqyrton planin e paqes prej 15 pikash të paraqitur nga SHBA-ja, që thotë se duhet të plotësohen pesë kushte në mënyrë që konflikti të përfundojë. Detajet e...
Burimi:
syri.net