Trump paralajmëron Iranin: Nëse po rindërton programin bërthamor, do ta godasim

Trump paralajmëron Iranin: Nëse po rindërton programin bërthamor, do ta godasim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi ashpër Iranin se SHBA do të reagojë ushtarakisht nëse Teherani po rindërton programin e tij bërthamor, duke deklaruar se “do ta godasim” nëse kjo konfirmohet. Deklaratat u bënë para mediave, në fillim të takimit të tij me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili ndodhet për vizitë në Mar-a-Lago. “Tani dëgjoj që Irani po përpiqet të rindërtohet dhe, nëse është kështu, do të na duhet ta godasim. Do ta godasim fort”, u shpreh Trump. Ai shtoi se shpreson që një përshkallëzim i tillë të shmanget dhe se Irani, sipas informacioneve që ka, është i interesuar për një marrëveshje. “Kam dëgjuar se Irani dëshiron të bëjë një marrëveshje. Nëse e duan një marrëveshje, kjo është shumë më e zgjuar”,...