Trump paralajmëroi masa, Irani mohon se kishte planifikuar ekzekutimin e 26-vjeçarit
Gjyqësori iranian ka mohuar se ka planifikuar ekzekutimin e një 26-vjeçari të arrestuar në lidhje me protestat e fundit që kanë përfshirë vendin, pas raportimeve që ngritën shqetësime serioze ndërkombëtare. Organizata kurde për të drejtat e njeriut Hengaw, me seli në Norvegji, deklaroi më herët këtë javë se familjes së Erfan Soltanit, 26 vjeç, i ishte thënë se ai do të ekzekutohej të mërkurën, vetëm disa ditë pas arrestimit të tij. Më vonë, Hengaw njoftoi se ekzekutimi ishte “shtyrë”, por paralajmëroi se ekzistojnë ende “shqetësime serioze dhe të vazhdueshme” për jetën e të riut. Nga ana tjetër, gjyqësori iranian deklaroi se Soltani përballet me akuza për “bashkëpunim kundër sigurisë kombëtare”, vepra që sipas autoriteteve nuk parashikojnë dënim me vdekje. Edhe ministri i Jashtëm iranian, Abbas...
Burimi:
opinion.al