Trump nuk përjashton trupat turke në Gaza: “Turqia ka qenë e shkëlqyer”

Trump nuk përjashton trupat turke në Gaza: “Turqia ka qenë e shkëlqyer”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nuk e përjashtoi mundësinë e përfshirjes së forcave turke në Gaza, gjatë takimit me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. I pyetur për këtë skenar, Trump theksoi marrëdhënien e tij të ngushtë me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, duke e vlerësuar rolin e Ankarasë. “Kam një marrëdhënie shumë të mirë me presidentin Erdogan. Do të flasim për këtë dhe, nëse është diçka e mirë, mendoj se është mirë”, tha Trump. Ai shtoi se Turqia ka luajtur një rol pozitiv dhe se Erdogan, sipas tij, ka qenë “shumë i mirë”. “Turqia ka qenë e shkëlqyer dhe ai ka qenë i shkëlqyer, për aq sa më përket mua”, u shpreh presidenti amerikan. Deklaratat e Trump vijnë në kontrast me qëndrimin e kryeministrit...