Trump nuk përjashton mundësinë e një lufte me Venezuelën

Trump nuk përjashton mundësinë e një lufte me Venezuelën

Presidenti amerikan Donald Trump nuk e ka përjashtuar mundësinë e një lufte kundër Venezuelës, në një kohë kur Uashingtoni po rrit presionin ndaj Karakasit, duke vendosur edhe një bllokadë detare. “Jo, nuk e përjashtoj,” deklaroi presidenti republikan në një intervistë telefonike për rrjetin televiziv NBC News, e regjistruar të enjten dhe transmetuar sot. Trump akuzon presidentin e Venezuelës, Nicolás Maduro, i konsideruar si një nga “armiqtë” e SHBA-së, se është në krye të një rrjeti trafiku droge, akuza që Maduro i ka mohuar kategorikisht. “Nicolás Maduro e di saktësisht se çfarë dua. Ai e di më mirë se kushdo tjetër,” tha Trump, duke refuzuar megjithatë të sqarojë nëse qëllimi i tij është rrëzimi i presidentit venezuelian. Në fillim të javës, Trump njoftoi për një “bllokadë...