Trump nuk i ndal lëvdatat për veten: Po të mos isha bërë president, NATO nuk do të ekzistonte sot
Presidenti amerikan, Donald Trump tha se asnjë president apo udhëheqës tjetër nuk ka bërë më shumë për NATO-n sesa ai dhe se, pa ndërhyrjen e tij, aleanca do të kishte rënë. “Asnjë person, asnjë president, nuk ka bërë më shumë për NATO-n”, shkroi presidenti në Truth Social. Sipas pretendimit të tij, nëse ai nuk do të kishte marrë presidencën e Shteteve të Bashkuara, “NATO nuk do të ekzistonte sot”, duke argumentuar se do të kishte përfunduar “në hirin e historisë”. “E trishtueshme, por kjo është e vërteta”, përfundoi kreu i Shtëpisë së Bardhë. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv