No Image Available

Trump nuk i ndahet Groenlandës, Danimarka: Territori na përket ne, nuk është në shitje

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të ndalojnë kërcënimet pas deklaratave të reja të presidentit amerikan, Donald Trump se SHBA ka absolutisht nevojë për Groenlandën. “Duhet t’ua them shumë qartë Shteteve të Bashkuara, është plotësisht çmenduri që ju thoni se Shtetet e Bashkuara duhet të marrin kontrollin e Groenlandës”, tha ajo. Presidenti amerikan përsëriti se dëshiron të marrë kontrollin e këtij territori autonom që i përket Danimarkës. Frederiksen theksoi se SHBA nuk ka të drejtë të aneksojë asnjë nga 3 vendet e Mbretërisë së Danimarkës. Ajo i bëri thirrje Uashingtonit të ndalojë së bëri kërcënime kundër një aleati historikisht të ngushtë dhe kundër një vendi dhe populli tjetër që kanë deklaruar qartë se nuk janë në shitje.