“Trump nuk do ta pushtonte kurrë Groenlandën”/ Guvernatori i Kalifornisë: Jam i zhgënjyer nga deklaratat e tij
Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, ka deklaruar se kurrë nuk e ka konsideruar seriozisht mundësinë që presidenti amerikan Donald Trump të përdorte forcë ushtarake për të marrë kontrollin e Groenlandës. “Nuk mendoj se forca ushtarake ka qenë ndonjëherë në tryezë”, tha guvernatori demokrat, duke shtuar se Trump nuk do ta pushtonte kurrë Groenlandën. Deklaratat e Newsom u bënë në një intervistë për CNN nga Davosi, pas fjalimit të Trump në Forumin Ekonomik Botëror. Ai u shpreh se vlerësimi për një kërcënim real ushtarak ndaj territorit danez ishte i pabazuar. Guvernatori i Kalifornisë u pa gjithashtu duke ndjekur nga publiku fjalimin e presidentit amerikan, gjatë të cilit Trump deklaroi se nuk do të përdorte forcë për të fituar kontrollin mbi Groenlandën. Newsom e cilësoi fjalimin e...
Burimi:
top-channel.tv