Trump njofton se është arritur armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës
Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar një armëpushim tre-ditor midis Rusisë dhe Ukrainës. Duke shkruar në rrjetet sociale të premten, Trump tha se të gjitha luftimet e drejtpërdrejta do të ndalen dhe të dyja palët do të kthejnë nga një mijë të burgosur. Armëpushimi do të hyjë në fuqi të shtunën. Trump tha se kërkesën e ka bërë drejtpërdrejt te presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Sipas tij, negociatat për t’i dhënë fund konfliktit vazhdojnë. Gjatë kësaj jave, Rusia njoftoi një armëpushim 72-orësh të lidhur me festimet e saj të ditës së fitores. Megjithatë, disa ushtarë ukrainas i thanë CNN menjëherë pas kësaj se kishin parë sërish zjarr.
Burimi:
opinion.al