Trump nisi tarifat për makinat në 25%, reagon BE: Sjellje e papranueshme, SHBA partner i pabesueshëm

Trump nisi tarifat për makinat në 25%, reagon BE: Sjellje e papranueshme, SHBA partner i pabesueshëm

Njoftimi i Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të rritur tarifat për makinat nga BE-ja tregon se SHBA-ja është një partner tregtar i pabesueshëm, tha sot Bernd Lange, kryetar i Komitetit të Tregtisë Ndërkombëtare të Parlamentit Evropian. “Ky veprim i fundit tregon se sa e pabesueshme është pala amerikane. Kjo nuk është mënyrë për të trajtuar partnerët e ngushtë. Tani ne mund të përgjigjemi vetëm me qartësinë dhe vendosmërinë më të madhe, duke përdorur forcën e pozicionit tonë”, theksoi ai. Presidenti i SHBA-së njoftoi se do të rriste tarifat për makinat dhe kamionët nga Bashkimi Evropian në 25% javën e ardhshme, duke akuzuar BE-në se nuk respekton një marrëveshje tregtare midis Uashingtonit dhe Brukselit. Lange tha se sjellja e Trump ishte “e papranueshme”. Ai tha...