Trump, nga njeriu që ëndërronte çmimin Nobel për Paqen në presidentin e rekordeve të sulmeve ushtarake
Gjatë gjithë fushatës elektorale presidenciale, Donald Trump i kishte paralajmëruar amerikanët të mos votonin kundërshtaren e tij, Kamala Harris: “Ajo do t’ju çojë në luftë, ndërsa unë jam presidenti i paqes dhe do të mendoj vetëm për përmirësimin e jetës së amerikanëve”, kishte premtuar, duke nxitur ovacione mes mbështetësve. Edhe disa demokratë i kishin besuar. Por që kur u rikthye në Shtëpinë e Bardhë, njeriu që ëndërronte çmimin Nobel për Paqen ka vendosur ndoshta një rekord: mes sulmeve ajrore dhe goditjeve të synuara kundër vendeve të huaja, ai është presidenti që në historinë amerikane i ka shpallur më shumë luftë botës. Disa nga paraardhësit e tij kanë drejtuar konflikte të vërteta, shumë më të mëdha dhe me pasoja shumë më tragjike, Koreja e Harry Trumanit,...
Burimi:
ntv.al