Trump, nga ëndrra për Nobelin e Paqes tek presidenti që ndezi më shumë fronte lufte

Trump, nga ëndrra për Nobelin e Paqes tek presidenti që ndezi më shumë fronte lufte

Gjatë gjithë fushatës presidenciale, Donald Trump kishte paralajmëruar amerikanët të mos votonin kundërshtaren e tij, Kamala Harris. “Ajo do t’ju çojë në luftë, ndërsa unë jam presidenti i paqes dhe do të mendoj vetëm për të përmirësuar jetën e amerikanëve”, kishte premtuar ai, duke shkaktuar ovacione mes mbështetësve. Madje edhe disa demokratë e kishin besuar. Por që kur u kthye në Shtëpinë e Bardhë, njeriu që ëndërronte Nobelin për paqe ka shënuar ndoshta një rekord: mes sulmeve ajrore dhe goditjeve të synuara kundër vendeve të huaja, është presidenti që në historinë amerikane ka shpallur më shumë luftë ndaj botës. Disa paraardhës të tij kanë udhëhequr konflikte të vërteta, shumë më të mëdha dhe me bilance tragjike (Korea e Harry Truman, Vietnami i Lyndon Johnson dhe Richard...