Trump: Nëse edhe zv/presidentja e Venezuelës nuk vepron drejt, do ta pësojë me keq se Maduro

Trump: Nëse edhe zv/presidentja e Venezuelës nuk vepron drejt, do ta pësojë me keq se Maduro

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar zv/presidenten dhe njëherazi presidenten në detyrë të Venezuelës, Delcy Rodríguez, që të mos sfidojë Shtetet e Bashkuara, duke lënë të hapur mundësinë e pasojave të rënda personale dhe politike. Në një intervistë telefonike për The Atlantic, Trump deklaroi se nëse Rodríguez “nuk bën atë që është e drejtë”, ajo do të “paguajë një çmim shumë të lartë, ndoshta edhe më të madh se Nicolás Maduro”. Deklaratat vijnë një ditë pasi Trump tha se SHBA-të do të donin të “drejtonin” Venezuela pas kapjes së Maduro-s, duke shtuar se Rodríguez ishte shprehur e gatshme të bënte “atë që ne mendojmë se është e nevojshme”. Kjo, sipas tij, bie në kontrast të fortë me fjalimin sfidues që ajo mbajti menjëherë më...