Trump: Negociatorët iranianë frikësohen se do të vriten nga Teherani

Trump: Negociatorët iranianë frikësohen se do të vriten nga Teherani

“Negociatorët iranianë kanë frikë se do të vriten nga Teherani”, deklaroi Donald Trump. Ai këmbënguli se Irani po merr pjesë në bisedime paqeje, duke shtuar se mohimet e Teheranit vijnë nga frika e negociatorëve iranianë se mund të vriten nga bashkëkombësit e tyre. “Ata po negociojnë dhe duan të arrijnë një marrëveshje me çdo kusht. Por kanë frikë ta thonë, sepse mendojnë se do të vriteshin nga vetë njerëzit e tyre”, deklaroi presidenti amerikan. “Lajmet e rreme” raportojnë se Shtetet e Bashkuara nuk po ecin mirë në luftë, shtoi më tej Trump. “Nëse dëgjoni lajmet, do të mendonit se po humbasim një luftë në Iran. Ne po e shkatërrojmë palën tjetër. Po fitojmë në mënyrë të jashtëzakonshme. Askush nuk ka parë ndonjëherë diçka të tillë si ajo...