Trump në CNN: Jam i hapur ndaj mundësisë së një udhëheqësi fetar në Iran, por të sillet mirë me SHBA dhe Izraelin
Në një intervistë me CNN të premten, Donald Trump tha se është i hapur ndaj mundësisë së një udhëheqësi fetar në Iran, “në varësi të atij që është”, dhe për sa kohë që ai sillet mirë ndaj SHBA-së dhe Izraelit. Kur u pyet nëse këmbëngulte që Irani duhet të jetë një vend demokratik, presidenti amerikan tha: “Jo, unë po them se duhet të ketë një udhëheqës që është i drejtë dhe i paanshëm. Bën një punë të mirë. I trajton mirë Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, dhe i trajton mirë vendet e tjera në Lindjen e Mesme, të gjithë janë partnerët tanë.” “Dhe u bëra shumë miqësor me të gjitha këto vende. Kjo është arsyeja pse të gjitha po luftojnë për ne. Përpara se të...
Burimi:
top-channel.tv