Trump: Më pëlqen Bill Clinton, por ata më shënjestruan mua dhe familjen time

Trump: Më pëlqen Bill Clinton, por ata më shënjestruan mua dhe familjen time

Bota E Premte, 27 Shkurt 2026 20:59 Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se e vlerëson Bill Clinton, por shtoi se ai dhe familja e tij janë shënjestruar politikisht, ndërsa Clinton dëshmoi për çështjen Epstein para Kongresit. “Më pëlqen Clinton dhe nuk më pëlqen ta shoh atë të dëshmojë”, tha Trump për gazetarët, pak para nisjes për në Teksas në një udhëtim të planifikuar. Megjithatë, ai shtoi: “Ata shënjestruan mua dhe familjen time”. Deklaratat e Trump erdhën në të njëjtën ditë kur ish-presidenti amerikan Bill Clinton dëshmoi para Komitetit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve në lidhje me rastin e Jeffrey Epstein. Gjatë deklaratës së tij hyrëse, Clinton theksoi se nuk kishte pasur dijeni për asnjë aktivitet të paligjshëm nga ana e Epstein gjatë kontakteve të...