Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Trump liston arritjet 11-mujore dhe vetëshpallet më i miri në histori: Trashëgova një katastrofë, por po e ndreq
Me ton të mprehtë dhe sfidues, zëri i tij, nën sfondin e zbukurimeve festive në dhomën diplomatike të pritjeve, presidenti amerikan Donald Trump renditi një e nga një ato që i cilësoi sukseset e vitit të parë të udhëheqjes, në fjalimin para kombit. “11 muaj më parë trashëgova një katastrofë dhe tani po e zgjidh”, tha shefi i Shtëpisë së Bardhë, përcjell A2 CNN. Nga rimëkëmbja e ekonomisë te operacionet kundër emigracionit të paligjshëm, për të kaluar te siguria në kufi, fundi i luftës në Gaza dhe deri te çmimi i gjelit të detit që, siç tha, kurrë nuk ka qenë kaq i ulët, Trump e përdori fjalimin 18-minutësh të fundvitit për të shpallur veten si më të mirin e të gjitha kohërave. “Mirëmbrëma Amerikë....